Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Sherr masiv në Shkup pas ndeshjes Shkëndija – Jagiellonia! Tifozët shqiptarë s’harrojnë lehtë, sulme me shishe dhe karrige ndaj polakëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sherr masiv në Shkup pas ndeshjes Shkëndija –
Pamje nga sherri

Shkëndija e Tetovës dhe Jagiellonia barazuan mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3-të të Conference League. Sfida e zhvilluar në Shkup, përfundoi 1-1.

Ndërkohë që pas duelit nuk munguan as përplasjet mes tifozëve, të paralajmërua. Këto incidente ishin të pritshme, për shkak të thirrjeve anti-shqiptare të tifozëve polakë në të shkuarën.

Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet teksa polakët janë lart në stadium duke qëlluar shqiptarët me stola, të cilët ndodhen në rrugë. Tifozët e Shkëndijës kanë goditur me sende të forta edhe pse ishin në vendosje jo të favorshme.

Megjithatë, policia ndërhyri menjëherë, gjë që solli irritimin e tifozëve të Jagiellonia. Këta të fundit, nisën sherrin masiv me forcat e rendit, duke shkaktuar një “katrahurë”, por që pas disa minutash u qetësua.  

PAMJE NGA SHERRI

Poll

Lexo gjithashtu