
Milot Rashica
Milot Rashica është shfaqur protagonist mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e mbrëmeshme mes Lausanne dhe Besiktas, e para për “play-off” të Conference League. Ky duel përfundoi 1-1.
Ndërkohë që golin e vetëm për ekipin turk, e shënoi pikërisht sulmuesi i Kosovës. Rashica e gjeti rrugën e rrjetës për të tijët, në minutën e 45-të të sfidës.
Madje në fund të takimit, ky gol rezultoi vendimtar për të marrë një barazim të vlefshëm në transfertë. Tashmë, më 28 gusht “shqiponjat” e Stambollit do të provojnë gjithçka në ndeshjen e kthimit për kualifikimin.
Goli i Milot Rashicës
Poll