Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Drita e ka të vështirë me 10 lojtarë, Legia triumfon në sfidën e parë në Poloni

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Drita e ka të vështirë me 10 lojtarë, Legia triumfon
Legia - Drita

Drita është mposhtur në sfidën e parë në transfertë përballë Legias së Varshavës. Ndeshja e vlefshme për fazën “Play-Off” të Conference League, u mbyll me fitoren 2-0 të polakëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pra në barazim 0-0. Por ishte pikërisht fraksioni i parë e cila “fiku” Dritën. Në minutën e 31-të, mesfushori ganez i klubit shqiptar Hasan Gomda u ndëshkua me karton të kuq.

Me nisjen e pjesës së dytë, Drita e kishte malore. Në minutën e 56-të Legia ia doli që të shënonte golin e avantazhit dhe të vetmin për këtë takim. Ishte Kramer, ai që me një goditje me kokë, dërgoi topin në rrjetë.

Për të vulosur gjithçka, mendoi Gual në minutën e 83-të duke dërguar shifrat në 2-0. Por, Drita do të kërkojë të bëjë mrekullinë dhe të përmbysë Legian në ndeshjen e kthimit, sfidë e cila do të luhet më 29 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Momenti kur mesfushori i Dritës lë fushën e lojës

Goli i parë i Legias

Goli i dytë i Legias

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga