Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

U eliminuan nga Conference League, Edlir Tetova ka rezerva për gjykimin: Nuk jam i kënaqur, mungon një penallti

Shkruar nga NEWSPORT
U eliminuan nga Conference League, Edlir Tetova ka rezerva për gjykimin:
Edlir Tetova

Egnatia ishte e pafat mbrëmjen e djeshme. Rrogozhinasit u mposhtën 2-4 nga Olimija Ljubljana. Një humbje që solli eliminimin e rrogozhinasve nga Conference League.

Edlir Tetova ishte mjaft i zhgënjyer dhe i mërzitur, pasi sipas tij në këtë takim ndikoi edhe gjykimi. Sipas timonierit të kampionëve mungoi një penallti.

“Për skuadrën, për mënyrën e lojës nuk kam asgjë, se skuadra u përgjigj. Ishim superiorë, si në mbajtjen e topit, edhe para portë. Por të vjen keq për kartonin e kuq se në ato momente skuadra ishte në Superioritet, ekipi kundërshtar ishte tërhequr para portës. Nuk më vjen mirë për gjestin e Jahaja, por janë momente loje, edhe ndodhin. Më vjen keq që u larguam në këtë mënyrë, mendoj se në pjesën e parë kishte një penallti, një e shtyrë për Regin. Por me gjykimin nuk jam i kënaqur dhe nuk ishte në nivelin e ndeshjes.

Edhe Melo,edhe Ndreca vijnë nga dëmtime. Këto janë pritshmëritë, ka kurba, nuk mund të japësh 100%. Por mendoj se nuk mbeti këtu problemi, ishte kartoni i kuq që na la. Siç e patë pësuam edhe të tretin e pastaj nuk ishim të fuqishëm për të shkuar drejt portës së kundërshtarit.

Merkato për sezonin? Grupi është i plotë, nuk do ketë largime, as për Lushkjen besoj se janë mbyllur, e kemi diskutuar. Mendojmë të bëjmë më të mirën në kampionat”, ka përfunduar timonieri i kampionëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga