
Tirana do të përballet me Torpedo Kutaisin në “Elbasan Arena”. Edhe bardheblutë ashtu si “Demat” e kanë barazuar 1-1 ndeshjen e parë, teksa në Elbasan fitorja është obligim.
Kjo sfidë do të startojë në orën 20:00. Bardheblutë kanë mbyllur përgatitjet për këtë ndeshje, teksa trajneri Bledi Shkëmbi ka projektuar edhe titullarët për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.
Për këtë përballje janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Kështu të dy timonierët kanë vendosur për titullarët.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Selmani, Mici, Soler Pino, Prengaj, Jonuzi, Bajrovic, Isuf, Haxhiu, Pergjoni, Meta, Kola.Trajner: Bledi Shkëmbi.
Torpedo Kutais: Kljajic, Monteirom, Nadaraia, Gigauri, Johnsen, Ninkovic, Felipe Pires, Sandokhadze, Junior, Auro, Mchedlishvili. Trajner: Stephen Kean.