Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

 Synohet kualifikimi në “Play-Off”, 3 ekipe shqiptare marrin skenën e Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
 Synohet kualifikimi në “Play-Off”, 3 ekipe shqiptare
Conference League

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 3-të të Conference league. 3 prej ekipeve shqiptare që janë ende në garë do të kërkojnë rezultat pozitiv për të kaluar në fazën tjetër të këtij turne.

Kështu Drita do të zbresë në fushë në orën 20:00, ku në stadiumin “Stadiumi Fadil Vokrri” në Prishtinë do të presë ekipin e Auda. Një duel shumë i rëndësishëm për “Intelektualët”, që do të kërkojnë të përmbysin humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe për të kaluar më pas në “Play-Off” e Conference League.

Në orën 21:00 do të jetë radha e Deçiq për të synuar fitoren. Kampionët shqiptarë të Malit të Zi do të presin në shtëpi ekipin e Finalndës, HJK. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Podgorica City Stadium” në Podgoricë, me sfidën e parë që ka përfunduar 1-0 në favorin e ekipit filandez.

Paralelisht do të luajë edhe Ballkani. Ekipi i Ilir Dajës do të luajë në transfertë, teksa do të sfidojë skuadrën e Larne. Një duel mjaft i rëndësishëm për kampionët e Kosovës, të cilët synojnë përmbysjen e sfidës së parë për të tentuar kualifikimin në fazën tjetër. Ndeshja e para mes tyre ka përfunduar 1-0 në favor të ekipit nga Irlanda.

 Synohet kualifikimi në “Play-Off”, 3 ekipe shqiptare
 

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga