
Egnatia mbrëmjen e djeshme arriti një kualifikim historik në Europë. Për kampionët e Superiores është kualifikimi i parë në histori në garat europiane.
Rrogozhinasit triumfuan 1-0 në përballjen e dutë ndaj Dinamo Minsk, teksa kaluan në fazënn tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-0. Goli i Kastriot Selmanit vendosi fatet e sfidës së dytë, me ekipin që vazhdon rrugëtimin në Conference League.
Pas këtij suksesi ka folur Eljon Sota. Mbrojtësi i Egnatias është mjaft i lumtur për kualifikimin e parë, ndërsa thekson se kanë zhvilluar dy ndeshje shumë të mirë. Ndër të tjera nënvizon se sfidat e Champions iu kanë mësuar si të luajnë dhe nëse qëndrojnë si ekip kanë shanse edhe për të prekur grupet.
“Ishte një ndeshje e merituar, Kemi bërë dy ndeshje shumë të mira, jam shumë i lumtur për kualifikimin e parë në historinë e klubit. Nga ndeshjet e para në Champions nxorëm mësim se sit ë luajmë. Duke parë kualitetin që kemi, nëse bëjmë lojën që na karakterizon si ekip, kemi shanse për në grupe. Olimpija Ljubljana vitet e fundit nuk ka qenë në nivelin që ka qenë gjithmonë, shanset janë, do të provojmë deri në fund. Kalimi te Egnatia është një hap para në karrierë. Klub që të jep mundësinë për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë”, ka theksuar Sota.