Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Shpresa vdes e fundit, Drita zbret në fushë për të përmbysur Legian e Varshavës

Shkruar nga NEWSPORT
Shpresa vdes e fundit, Drita zbret në fushë për të
Drita

Pasi u mposht në Poloni me rezultatin 2-0, Drita do të luajë mbrëmjen e sotme sfidën e kthimit (play-off) në Conference League përballë Legias së Varshavës. Sfida që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, do të startojë në orën 20:00.

Një sfidë që pritet me interes të lartë jo vetëm nga “Intelektualët”, tifogrupi i Dritës, por edhe nga të gjithë shqiptarë. Në të gjitha trojet shpresojnë që Drita do të bëjë mrekullinë dhe të përmbysë rezultatin e sfidës së parë kundër Legias.

Duke marrë parasysh që është klubi i vetëm shqiptarë në garë për kupat europiane, Drita ka mbështetjen e të gjithëve. Gjithashtu, mbi 8 mijë bileta janë shitur deri në mëngjesin e sotëm për këtë sfidë.

Pritet që në “Fadil Vokrri” të arrihet edhe numri i 10 mijë tifozëve, në një stadium kapaciteti i të cilit është 14 mijë ulëse.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga