
Marsaxlokk – Partizani
Pasi barazoi 1-1 në “Elbasan Arena”, Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit përballë Marsaxlokk. Sfida që do të zhvillohet në Maltë, do të startojë në orën 20:00.
Tashmë janë mësuar edhe grupi i arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë. Në rolin e arbitrit kryesor do të jetë maqedonasi, Igor Stojchevski.
Asistentët e tij do të jenë Daniel Vasilevski dhe shqiptari, Kushtrim Lika. Ndërkohë që në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Marjan Dejanoski.
Poll