Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Nuk ka më dyshime, UEFA konfirmon stadiumin ku do luajë Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka më dyshime, UEFA konfirmon stadiumin ku do luajë Egnatia
Egnatia

Egnatia do të luajë në transfertë mbrëmjen e nesërmë përballë Vikingur Reykjavik. Sfida ndaj kampionëe të Islandës, do të startojë në orën 20:45 në stadiumin “Víkingsvöllur”.

Megjithatë, deri më sot në mëdyshje ka qenë se në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja e kthimit. Duke marrë parasysh që në “Elbasan Arena” më 1 gusht, do të përballet Partizani me Iberian 1999, stadiumi ku do të luanin rrogozhinasit ishte i pavendosur.

Por, UEFA e ka mbyllur këtë temë dhe ka konfirmuar “Arena Egnatia” si stadiumin pritës për sfidën e kthimit. Tashmë, pritet të vendoset dhe orari zyrtar për këtë ndeshje, duke patur parasysh se stadiumi i Egnatias po rikonstruktohet dhe ende nuk ka të vendosur sistemin e ndriçimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga