Ditën e sotme do të luhen ndeshje mjaft interesante në Conference League. Ekipet shqiptare do të zbresin në fushë për llogaritë e ndeshjes së kthimit të raundit të dytë.
Kështu gjithçka do të nisë me sfidës mes Dritës dhe Breidablik. “Intelektualët” kanë fituar 2-1 në transfertë dhe në shtëpi do të tentojnë të ruajnë rezultatin dhe të kualifikohen në fazën tjetër. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Stadiumi Zahir Pajaziti” në Podujevë duke nisur që nga ora 17:00.
Ndërkohë 1 orë më pas do të jetë radha e Strugës për të kërkaur kualifikimin. Kampionët e Maqedonisë së Veriut do të përballen me Pyunik Yerevan. Një duel mjaft i rëndësishëm, me Strugën që ka fituar 2-1 sfidën e parë në shtëpi dhe në transfertë tenton vetën kalimin në fazën tjetër.
Në orën 20:00 vëmendja do të jetë te Ballkani i Ilir Dajës. Kampionët e Kosovës do të sfidojnë në transfertë Hamrun, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0.
Dhe në fund, po jo më pak e rëndësishma është sfida e Deçiq. Ekipi shqiptar nga Mali i Zi do të duelojë me Dinamo Batumin. Takimi i parë mes tyre ka përfunduar me fitoren e pastës 2-0 të Deçiq, me këto të fundit që në shtëpi do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të kaluar në fazën tjetër të Conference League.