
Njoftim per biletat
Partizani do të duelojë me Iberia 1999 ditën e enjte, sfidë kjo që do të zhvillohet në “Elbasan Arenaa” duke nisur që nga ora 20:00. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të kuqtë, që do të synojnë përmbysje e madhe për të tentuar edhe kualifikimin në fazën tjetër të Conference League.
Dueli i parë mes tyre i zhvilluar në transfertë ka përfunduar me fitoren 2-0 të ekipit gjeorgjian. Për sfidën e kthimit, drejtuesit kërkojnë mbështetjen e tifozëve.
Për këtë klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Çmimet e tyre variojnë nga 200 deri në 2000 lekë. Gjithashtu kryeqytetasit kanë bërë të ditur edhe pikat ku mund të blihen biletat.
Poll