Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Në Islandë vetëm për kualifikimin, fatet e Vllaznisë në “duart” e 4 hungarezëve

Shkruar nga NEWSPORT
Në Islandë vetëm për kualifikimin, fatet e Vllaznisë
Vllaznia - Vikingur Reykjavik

Vllaznia është skuadra tjetër e Superiores që do të luajë në raundin e dytë të Conference League. Shkodranët do të luajnë në transfertë ndaj Vikingur Reykjavik, duel që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:45.

Dueli i parë mes skuadrave i zhvilluar para 1 jave në Shqipëri ka shkuar në favorin e kuqebluve, me këto të fundit që kanë triumfuar me shifrat 2-1. Ekipit të drejtuar nga Edi Martini do t’i duhet një barazim për të kaluar në fazën tjetër të këtij turneu.

Ndërkohë ne jemi vetëm 3 ditë para kësaj përballjeje dhe tashmë janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. UEFA ka vendosur që këtë përballje t’ia besojë Mihaly Kapraly dhe ndihmës të tij do të jenë Vencel Toth dhe Balazs Buzas. Gjithashtu arbitër i 4-të do të jetë Imre Kovacs, të gjithë janë nga Hungaria.  

Në Islandë vetëm për kualifikimin, fatet e Vllaznisë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga