
Jamie Robinson
Partizani u mposht 2-0 nga Iberia 1999 në transfertë. Një humbje që dhemb për kryeqytetasit, të cilët duken me një këmbë jashtë Conference League.
Gjithsesi të kuqtë nuk dorëzohen dhe në sfidën e kthimit do të tentojnë përmbysjen e madhe për të kaluar në fazën tjetër. Kështu më 1 gusht, “Demat” do të luajnë “all-in” për fitoren, sfidë që do të zhvilohet në “Elbasan Arena” në orën 20:00.
UEFA ka vendosur që këtë përballje t’ia besojë Jamie Robinson. Irlandezi do të ndihmohet nga Andrew Nethery dhe Adam Jeffrey. Ndërkohë arbitër i 4 do të jetë Christopher Morrison.

Arbitrat e ndeshjes se Partizanit kunder Iberia 1999
Galeria fotografike ()
Poll