
Tirana do të përballet me Torpedo Kutaisin në “Elbasan Arena”. Edhe bardheblutë ashtu si “Demat” e kanë barazuar 1-1 ndeshjen e parë, teksa në Elbasan fitorja është obligim. Kjo sfidë do të startojë në orën 20:00.
Bardheblutë kanë mbyllur përgatitjet për këtë ndeshje, teksa trajneri Bledi Shkëmbi ka projektuar edhe titullarët për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.
Tirana pritet të jetë mbrojtëse në disa raste, ndërsa do të kërkojë edhe të sulmojë, duke përdorur formacion të miksuar 5-4-1 dhe 3-5-2.
Më poshtë do të njiheni me formacionin e mundshëm që Shkëmbi do të hedhë në fushë nga minuta e parë e sfidës që Tirana do të luajë kundër gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi.
TIRANA (5-4-1-) – Selmani: Isuf, Kola, Mici, Përgjoni, Ismajli: Haxhiu, Meta, Soler, Jonuzi, Bajroviç.
TIRANA (3-5-2) – Selmani: Kola, Mici, Përgjoni: Isuf, Meta, Soler, Jonuzi, Ismajli: Haxhiu, Bajroviç.