
MARSAXLOKK – PARTIZANI 1 – 2
Partizani ka siguruar kualifikimin për në turin e dytë të Conference League. Kjo pasi të kuqtë mposhtën Marsaxlokk në Maltë me rezultatin 1 me 2.
Kryeqytetasit festuan me tifozët këtë kualifikim. "Ultras Guerrils" nuk zhgënjyen me paraqitjen e tyre, ndërsa mbështetën Partizanin gjatë gjithë ndeshjes.
Ndeshja e radhës luhet kundër Iberias. Kundërshtar i njohur ky për Partizanin, pas 2 vite më parë u përplasën po në Conference League me emrin Saburtalo.
Kujtojmë ndërkohë se ndeshja në Maltë nuk ishte aspak e lehtë. Kjo pasi vendasit shënuan të parët. Partizani gjeti forcën për të barazuar me Carën, ndërsa Keko luajti rolin e heroit në minutën e 93'.
Conference League: Raundi i parë
Stadiumi: “Centenary Stadium”
Arbitër: Igor Stojchevski
Formacionet zyrtare:
Marsaxlokk: Drobnjak, Radjen, Lopez, Jefferson, Micallef, Scicluna, Muscat, Aguirre, Igor Goularta, Tank, Yuri.
Partizani: Qirko, Zguro, Bytyçi, Sembene, Hadroj, Rrapaj, Gueye, Murataj, Buxhelaj, Cara, Bintsouka.
Komenti minutë pas minute:
93' Albers Keko realizon golin e përmbysjes.
48'- Tedi Cara barazon menjehere rezultatin, kapiteni mposht maltezet.
Goli i Cares
47'- Maltezet gjejne golin e avantazhit.
Goli i Marsaxlokk
46'- Nis pjesa e dytë, Partizani kerkon golin e avantazhit.
45 +4 '- Mbyllet pjesa e parë 0-0.
27'- Aksion fantastik nga Partizani, Rrapaj - Cara nxjerrin para porte Bintsoukan. Ky i fundit godet, por traversa i thotë "jo" golit të kryeqytetasve.
Rasti i Bintsoukas
9'- Ndërrim i detyruar për Partizanin. Valentino Murataj dëmtohet dhe kërkon ndërrim. Në vend të kapitenit futet në lojë Mehmeti.
momenti kur Murataj zevendesohet dhe i kalon shiritin e kapitenit Cares
1’- Starton sfida në Maltë, Partizani në fushë vetëm për kualifikimin