
Alfred Mensah në një aksion me Partizanin
Ilir Daja ka tashmë të disponueshëm Alfred Mensah për turin e tretë të Conference League. Ish-sulmuesi i Partizanit u prezantua disa ditë më parë, ndërsa do të jetë alternativë për ndeshjen me Larnen në Irlandë.
Kujtojmë se sfida e parë me kampionët e Irlandës së Veriut është humbur 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Daja dhe të tijët gjithsesi besojnë te përmbysja e madhe, me takimin që luhet ditën e enjte prej orës 21:00.
Mensah është vlerë e shtuar për sulmin e klubit nga Theranda. Është pikërisht reparti ofensiv aty ku djemtë e drejtuar nga Ilir Daja vuajnë.

Alfred Mensah
Poll