
Tirana ka njoftuar nisjen e shitjes së biletave, për ndeshjen kundër Torpedo Kutaisit. Ky takim do marrë jetë më 18 korrik në "Elbasan Arena" prej orës 20:00.
Çmimet variojnë nga 300 deri në 3000 lekë të reja. Shitja aktualisht është online dhe te stadiumi "Selman Stërmasi", teksa ditën e ndeshjes mund të sigurohen te "Elbasan Arena".
Postimi i Tiranës:
"KF Tirana pret në datë 18 Korrik, ekipin e Torpedo Kutaisi. Klubi lajmëron se kanë dal në shitje biletat e takimit që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Më poshtë njihuni me sektorët dhe çmimet respektive.
Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 2 000 Lek
Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lek
Biletat në Tribunat: C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 300 Lek
Biletat mund t’i siguroni nga sot online në al.ebileta.al
KF Tirana kërkon të nënvizojë se biletat për të gjitha sektoret në stadium mund t’i siguroni fizikisht në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”, si dhe ditën e ndeshjes në biletarinë në stadiumin “Elbasan Arena.”
Mos mungo në stadium, mer fanellën dhe shallin e Tironës!"
