Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Koha për t’i kthyer “borxhin” Partizanit, Maguette dhe Rrapaj me përgjegjësi shtesë në Europë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Koha për t’i kthyer “borxhin” Partizanit, Maguette dhe
Partizani

Partizani ishte i vetmi ekip i Superiores që kaloi turin e parë të Conference League. Pasi barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” në sfidën e parë, “Demat” mposhtën Marsaxlokk me rezultatin 1-2 në Maltë.

Teksa, të kuqtë do të përballen në turin e dytë kundër Iberia 1999, një ekip gjeorgjian. Sfida e parë do të zhvillohet në transfertë më datë 25 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht.

Ky nuk është një kundërshtar i panjohur për Partizanin. Iberia është ekipi qe i eliminoi “Demat” nga Champions League në vitin 2022. Pasi fituan sfidën e parë në transfertë me rezultatin 0-1, Partizani u mposht me penallti në të kthimit.

Ndërkohë që Rrapaj dhe Maguette kanë rastin e artë për t’u hakmarrë dhe t’i kthejnë borxhin e eliminimit Partizanit. Atëherë të dy mesfushorët ishin shumë të rinj në moshë dhe pa eksperiencë duke humbur penalltitë dhe shkaktuar eliminimin.

Ndërsa sot ndër më të mirët e Superiores që mund të marrin të kuqtë për dore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga