
Dinamo bëri mrekullinë mbrëmjen e djeshme, teksa mposhti Hajduk Split dhe u kualifikua në “Play-Off” të Conference League. Ilir Daja dhe “djemtë” bënë një ndeshje fantastike, duke vazhduar kështu rrugëtimin e tyre në Europë dhe duke shkruar historinë.
Pas sfidës padiskutim mjaft i lumtur ishte Adrian Bardhi. Presidenti i Dinamos u shpreh se kishte besim te skuadra deri në fund. Gjithashtu ka theksuar se Daja është trajneri i duhur për këtë ekip dhe se bashku kanë firmosur kontratë 10-vjeçare.
“Unë ndenja deri në fund, kisha shumë besim tek ekipi, te çunat. Jemi përgatitur shumë dhe kisha shumë besim, që do ia dilnim. E mendoja këtë mbrëmjen. Arritja e Dajës ishte ajo që doja për të qenë në kryeje të Dinamos. Ishte njeriu i duhur, për të arritur këtu. Është një grup djemsh të mrekullueshëm. I përshëndes edhe iu them, forca Dinamo. Me Dajën do të shkojnë shumë larg.
Daja ka firmosur kontratë 30 vjeçare me Dinamon. Ky është viti i dytë, i mungojnë edhe 29 të tjera. Jam shumë rehat. Është hera e parë që unë shikoj 120 minutat e Dinamos. Një nga provat që unë e kalova.
Dinamos i takon të jetë gjithmonë pretendente për kampion. Gjithmonë objektivat e Dinamos do të jenë për të fituar kampionatin. Kemi bërë shumë gjëra për të bërë Dinamon e madhe, i bëj thirrje popullit dinamovit, që t’i bashkohen skuadrës. Janë gjithmonë të mrekullueshëm”, përfundoi kreu i klubit.