Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Kërkohet përmbysja e madhe në “Elbasan Arena”, UEFA vendos për arbitrat e sfidës Partizani – Iberia 1999

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet përmbysja e madhe në “Elbasan Arena”, UEFA
Partizani

Partizani u mposht 2-0 nga Iberia 1999 në transfertë. Një humbje që dhemb për kryeqytetasit, të cilët duken me një këmbë jashtë Conference League.

Gjithsesi të kuqtë nuk dorëzohen dhe në sfidën e kthimit do të tentojnë përmbysjen e madhe për të kaluar në fazën tjetër. Kështu më 1 gusht, “Demat” do të luajnë “all-in” për fitoren, sfidë që do të zhvilohet në “Elbasan Arena” në orën 20:00.

UEFA ka vendosur që këtë përballje t’ia besojë Jamie Robinson. Irlandezi do të ndihmohet nga Andreë Nethery dhe Adam Jeffrey. Ndërkohë arbitër i 4 do të jetë Christopher Morrison.

Kërkohet përmbysja e madhe në “Elbasan Arena”, UEFA
Arbitrat e ndeshjes se Partizanit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga