Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Kapiteni gati të “sakrifikojë”, Ilir Daja zgjedh 11-luftëtarët kundër Jagiellonias (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Kapiteni gati të “sakrifikojë”, Ilir Daja zgjedh
Dinamo

Ilir Daja ditën e djeshme u ka dhënë fund përgatitjeve për duelin me Jagiellonia, përballje që do të luhet ditën e sotme në orën 20:45 në “Air Albania”. Sfidë e vlefshme për “Pklya-Off” e Conference League. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 3-0 për polakët.

Kështu timonieri i “Bluve” ka në kokë tashmë formacionin me të cilin do të zbresë në fushë. I vetmi futbollist që mban në “ankth” trajnerin është Bruno Dita. Mesfushori ka shprehur dëshirën të sakrifikojë për të ndihmuar skuadrës, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Daja.

Nëse vendos që Dita të mos rrezikojë, formacioni do të jetë i njëjtë si në Poloni. Por nëse Dita do të luajë, do të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes, teksa ulet në stol Meksi.

Formacioni i mundshëm:

Dinamo: Teqja, Nani, Meksi (Dita), Alihji, Lorran, Karamba, Qefalija, B.Berisha, Bregu, Vila, H.Berisha. Trajner: Ilir Daja

Poll

Lexo gjithashtu