Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“I kemi zgjuar hienat nga gjumi sot”, Edi Martini pas fitores: Jemi ende 50 me 50 për t’u kualifikuar

Shkruar nga NEWSPORT
“I kemi zgjuar hienat nga gjumi sot”, Edi Martini pas fitores: Jemi
Edi Martini

Vllaznia arriti të triufmojë në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Vikingurit. Në përfundimin e takimit, trajneri Edi Martini doli në prononcim për mediat.

“Jam i lumtur për djemtë sepse nga fillimi në fund dhanë maksimumin. Kemi pasur shumë halle dhe peripetci. Kemi pasur shumë lojtarë të sëmurë dhe me gjilpëra. Arritëm të marrim këtë fitore, të luash me ekip islandez me formën e tyre të mirë, është komplet besimi që çunat kanë në vetvete.

Ka momente që duhet të ndryshosh diçka, ne bëjmë edhe gabime kur bëjmë ndërrime. Si në Letoni, lojtarët që u futën në fushë dhanë maksimumin e tyre. Nuk është e lehtë të mbash këtë fanellë, të rinjtë kanë vendin e vet në ekip dhe duhet të rriten gradualisht. Janë djem që premtojnë, por e thashë që është një fanellë që peshon. Më vjen keq që u ndëshkuam nga një goditje standarte. Jemi ende 50 me 50 për t’u kualifikuar. Kemi pasur probleme, mungesa e Qatos u ndje. Mesfusha me gjendjen aktuale që ka ka dhënë maksimumin.

Mala javën e kaluar u fut 25 minutat e fundit sepse ka pasur periudhë pa stërvitje. Na ndihmon shumë në fazën sulmuese, i komplimentoj të gjithë djemtë, edhe ata që nuk luajtën. Kemi edhe një javë kohë për të rikuperuar energjitë e humbura sot. Nuk do të shkojmë atje të mbrohemi, kualifikimi është i vështirë. I kemi zgjuar hienan nga gjumi sot sepse ishun duke fjetur. Nuk ka të bëjë skema këtu, ka të bëjë më shumë zemra e lojtarëve që luajnë për Vllazninë. Ka vend për përmirësime sa të duash. Falenderoj tifozët e Vllaznisë, ishte një rikthim i imi këtu dhe m’u bë zemra mal”, u shpreh Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga