Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

FOTO/ Portieri shqiptar paraqitje për "notën 10" në Europë, UEFA "i thur" elozhe

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Portieri shqiptar paraqitje për "notën 10" në
Amir Saipi

Amir Saipi shkëlqeu në ndeshjen e ligës së Konferencës. Ai jo më kot u zgjodh si Lojtari i Ndeshjes kundër çekëve të Mladës dhe madje u përfshi me “yjet” e Chelsea-t në formacionin e javës.

Kujtojmë se gardiani i Lugano-s në Zvicër priti penalty e shumë pritje të tjera çka e kthyen në “hero” të takimit ku zvicerianët morën 3 pikë për të konsoliduar veten në Europë. UEFA nuk ka harruar t’i thurr elozhe portierit të Kosovës që tashmë kadhe një paraqitje ndërkombëtare për përfaqësuesen e tij. Faqja zyrtare e Europa League ka nxjerrë foto të shqiptarit duke festuar me kolegët e tij fitoren e së enjtes. Në mbishkrim thuhet se saipi ka mbajtur 2 herë të paprekur portën dhe si pasojë Lugano ka fituar që të dy takimet e 2 javëve të para.

Amiri po shkëlqen në arenën europiane dhe sa herë ai nuk pëson, ekipi i tij arrin sukses. Kjo do të thotë se ai është elementi kyç dhe një nga shtyllat bazë të skuadrës që synon kualifikime të mëtejshme. Shpresojmë që “mbrojtësi i fundit” i portës së “Helvetëve” të vazhdojë të jetë sa më lart me paraqitjet e tij ndërkombëtare me Kosovën dhe atyre në kompeticionet europiane.

FOTO/ Portieri shqiptar paraqitje për "notën 10" në
Portieri shqiptar duke festuar fitoren në ligën e Konferencës
FOTO/ Portieri shqiptar paraqitje për "notën 10" në
Saipi me futbollistin e Lugano-s

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga