Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Fitore karakteri”, Armand Duka për kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: Arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitore karakteri”, Armand Duka për kualifikimin e Dinamos dhe
Foto ilustrim/ Dinamo, Egnatia, presidenti i FSHF-së Armand Duka

Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale për sukseset e Dinamos dhe Egnatias. Kreu i FSHF-së ka uruar ekipet për kualifikimin.

Ndër të tjera thekson se kjo padiksutim është arritje për futbollin shqiptar që rrit njëkohësisht edhe kredibilitetin e klubeve tonë.

“Dinamo City & Egnatia shkruajnë një tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë! ????????⚽

Urime dy klubeve tona për kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League!

Dinamo City menaxhoi me qetësi një tjetër ndeshje të vështirë dhe siguroi kalimin e mëtejshëm, ndërsa Egnatia tregoi edhe një herë forcë dhe personalitet, duke fituar sërish ndaj Dinamo Minskut dhe duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë kompeticion.

Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera!

Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie”, ka shkruar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga