
Vllaznia - Vikingur (2-1) / Loro Boriçi
Vllaznia do të luajë këtë të enjte ndeshjen e kthimit përballë Vikingur Reykjavik, pas fitores në të parën 2-1. Ndërkohë, dueli i kthimit që do të luhet në Islandë, nis në orën 20:45.
Disa ditë para këtij dueli, kanë dalë edhe koeficentët për këtë ndeshje. Në mënyrë të papritur dhe surprizuese, sipas basteve sportive, Vllaznia i thotë “mirupafshim” Conference League.
Një fitore e mundshme e Vikingur, kuotohet me koeficentin 1.3, duke e bërë pothuajse “fakt”. Në krahun tjetër, barazimi e ka kuotën 5, ndërsa Vllaznia e ka koeficentin e fitores plot 7.5.
Poll