Ditën e sotme do të luhen 5 ndeshje të tjera të Conference League, aty ku dy skuadra shqiptare do të kërkojnë fitoren. Këto janë sfidat e para, të vlefshme për turin e dytë kualifikues.
Struga e Qatip Osmanit do të presë në shtëpi skuadrën e Pyunik Yerevan. Ekipi shqiptar që militon në Maqedoninë e Veriut, s’do të kërkojë rezultat tjetër veç fitores për të shpresuar te kalimi më tej.
Në krahun tjetër, edhe ekipi shqiptar që përfaqëson Malin e Zi, Deçiq, do të zbresë sot në fushë. Kampionët e Malit të Zi do të luajnë në transfertën e vështirë dhe pothuajse të pamundur, atë kundër gjeorgjianëve të Dinamo Batumit.
Në fushë do të zbresë edhe Thomas Strakosha i cili aktivizohet me AEK. Skuadra e portierit të Kombëtares shqiptare do të presë në shtëpi skuadrën e Inter Escaldes.
Në ndeshjet e tjera, Riga FC luan kundër Slask, ndërsa skuadra e Cliftonville përballet me Auda.