Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Dueli me Torpedo Kutaisin, te Tirana planifikojnë udhëtimin drejt Gjeorgjisë

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me Torpedo Kutaisin, te Tirana planifikojnë udhëtimin drejt
Pergjoni - Mici

Tirana është një prej 3 ekipeve shqiptare që do të luajnë në Conference league. Bardheblutë do të sfidojnë Torpedo Kutaisin më 11 korrik në orën 19:00.

Duel ky që do të luhet në transfertë në stadiumin “Stadion Ramaz Shengelia”. Sfidë kjo shumë e rëndësishme për kryeqytetasit, të cilët prej ditësh kanë zhvilluar intesivisht përgatitjet.

Bledi Shkëmbi ka parë nga afër të gjithë lojtarët dhe gjendjen e tyre, ndërsa stadi ka bërë gati planin e udhëtimit për në Gjeorgji. Kryeqytetasit kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë  me avion linje, pasi ka mungesë të “chartave” për shkak të verës. Ekipi fillimisht do të bëjë një ndalesë në Turqi dhe më pas do të niset sërish për në Kutais, ku do të zhvillohet edhe ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga