Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Drita në arenën evropiane, ish-i besimplotë: Sot është e vështirë, por jo e pamundur

Shkruar nga NEWSPORT
Drita në arenën evropiane, ish-i besimplotë: Sot është
Drita e Gjilanit

Skuadra e Dritës do të luajë ditën e sotme ndeshjen e dytë në Conference League, ku do të përballet me ekipin qipriot të Omonia Nicosia. Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:45 në stadiumin “ Fadil Vokrri”.

Para kësaj sfide ka folur dhe një ish i skuadrës së Dritës, Përparim Livoreka. 38-vjeçari në një intervistë të dhënë së fundmi ka lavdëruar punën e teknikut Zekirija Ramadani dhe beson se nga kjo sfidë skuadra shqiptare do të dali fitimtare.

“Mendoj se ka kualitet për ta kaluar Omonian, edhe pse kundërshtari ka ekip cilësor dhe ndoshta llogaritet favorit. Megjithatë, edhe Drita është një skuadër shumë të fortë, sidomos në këtë sezon. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë, por besoj që Drita do të fitojë. Gjithashtu, ka një super trajner siç është Zekirija Ramadani, dhe mendoj se e ka analizuar në detaje kundërshtarin. Jam i bindur se do të marrë një rezultat pozitiv”, është shprehur Livoreka.

Drita e nisi avenrutën e saj me një barazim 1-1 ndaj KuPS dhe sot do të tentojë fitoren para tifozëve të saj.

Poll

Lexo gjithashtu