
Dinamo do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference League. Dinamovitët do të sfidojnë Hajduk Split, takim i vlefshëm për raundin e 3-të të këtij turneu.
Dueli i parë mes tyre do të luhet në Kroaci, ditën e enjte në orën 21:00. Ilir Daja dhe “djemtë” e tij do të synojnë rezultat pozitiv ndaj gjigandëve kroatë për të shpresuar deri në fund te kualifikimi.
Kështu kur jemi 2 ditë para kësaj përballje, janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. kjo sfidë i është besuar një grupi arbitrash nga Kazakistani, teksa vetëm arbitri i VAR është nga Holanda.
Në Kroaci kryesorë do të jetë Sayat Karabayev, ndërsa do të ndihmohet nga Dmitriy Belogradov dhe Alexey Dolgikh. Arbitër i 4-të do të jetë Daniyaar Sakthi, teksa VAR-i i është besuar Richard Martens dhe në AVAR do të jetë Aidyn Tassybayev.
