Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Dëmtimet bëjnë me “dhimbje koke” Orges Shehin, 2 mungesa ndaj Marsaxlokk

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimet bëjnë me “dhimbje koke” Orges Shehin, 2
Partizani stervitje

Partizani prej ditësh vazhdon përgatitjet për duelin e kthimit me Marsaxlokk. Takim ky që do të luhet ditën e enjte në orën 19:00.

“Demat” do të synojnë fitoren në transfertë për të siguruar kualifikimin pë rnë turin tjetër të Conference League. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar në barazim 1-1 në “Elbasan Arena” dhe vetëm fitorja do t’iu bënte punë të kuqve për kalimin në fazën tjetër.

Për Orges Shehin nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi për shkak dëmtimi do të ketë disa mungesa. Kështu Gjelbrim Taipi nuk do të mung të japë kontributin e tij në këtë sfidë. Mesfushori ka një kontraktim në pjesën e kofshës, gjë e cila e ka detyruar të mos jetë i gatshëm dhe të vazhdojë rikuperimin.

Ndërkohë do të mungojë edhe Sembene. Ky i fundit ka marrë një dëmtim në kavilje dhe ka lënë ditën e djeshme në gjysmë stërvitjen me ekipin. 2 mungesa të rëndësishme, që detyrojnë Shehin të “arnojë” formacionin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga