
Rapid Viena - Deçiq
Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë, Deçiq është mposhtur edhe sonte nga Rapid i Vienës, por kësaj herë në transfertë. Ndeshja e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi 4-2.
Kështu, rezultati i përgjithshëm mes dy ekipeve është 6-2. Ndeshja e sotme nuk pati shumë histori, teksa austriakët dominuan nga fillimi dhe deri në fund ekipin shqiptar që militon në Malin e Zi.
Megjithatë, kuqezinjtë zhvilluan një kompeticion të mirë. Fati nuk ishte me ta, duke i vënë përballë një ekipi me traditë si Rapidi i Vienës.
Poll