Struga ia ka dalë të sigurojë fitoren në shtëpi, teksa ka mposhtur në sfidën e parë të raundit të dytë të Conference league ekipin e Pyunik Yerevan. Një duel mjaft i luftuar mes dy ekipeve, por në fund do të festonin kampionët shqiptarë me shifrat 2-1.
Struga fillimisht do të kalonte në avantazh në minutën e 7-të me Besart Ibraimin. Ky i fundit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë miqtë do të barazonin shifrat në minutën e 23-të po me penallti, ku Villela do të gjente rrugën e rrjetës.
Pjesa e parë mbyllej në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë në minutën e 60-të armenët mbetën me 10 lojtarë, pasi Vakulenko u ndëshkua me karton të kuq. Avantazhin numerik e shfrytëzoi siç duhet ekipi i Qatip Osmanit, që arriti të shënonte në minutën e 73-të. Këtë herë Spirovski do të tunde rrjetën dhe të kalonte në avantazh ekipin shqiptar.
Minutat e mbetura nuk do të prodhonin gola të tjerë, me sfidën që mbyllet 2-1 për Strugën. Këto të fundit hedhin një hap të rëndësishëm drejt kalimit në fazën e tretë. Kujtojmë se sfida e kthimit do të luhet pas 1 jave në transfertën armene.
Goli i Ibraimit
Goli i Spirovskit