Kanë përfunduar edhe ndeshjet e Conference League, ato duele të cilat nisën në orën 21:00. Në 8 duelet e mbrëmjes së sotme, u shënua një total prej 15 golash.
Mainz fitoi në shtëpi me shifrat 1-0 përballë Zrinjski, falë golit të Nelson Weiper, me këtë të fundit që është “piketuar” nga Kombëtarja prej kohësh. Në krahun tjetër, Crystal Palace u shtang në shtëpi nga AEK Larnaca, duke humbur 1-0.
Në ndeshjet e tjera, Hamrun humbi 0-1 me Lausanne, Lincoln Red Imps fitoi 2-1 me Lech Poznan, Samsunspor triumfoi 3-0 me Dinamon e Kievit, ndërsa Shamrock Rovers u mposht në shtëpi 0-2 nga Celje.
Në krahun tjetër, Sigma Olomouc barazoi 1-1 me Rakov, ndërsa Craiova mori një barazim në shtëpi përballë Noah, po me rezultatin 1-1.

