
Pas dy ndeshjeve të para çerekfinale të Conference League që u zhvilluan pasditen e sotme, po sot në mbrëmje u luajtën dhe dy sfidat e tjera çerekfinale.
Lexo edhe: Olympiacos triumfon në derbin greko-turk, Fiorentina 'ngec' në transfertën çeke
Aston Villa ia doli që të fitonte në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Lille. Për anglezët shënoi Watkins në minutën e 13’ dhe McGinn në të 56’. Ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Diakite në mintuën e 84’.
Pavarësisht se është një rezultat minimal, ky është një hap i rëndësishëm për Aston Villën drejt fazës gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Në ndeshjen tjetër, Club Brugge mposhti grekët e PAOK. Sfida përfundoi me fitoren minimale 1-0 të belgve golin për të cilët e shënoi Vetlesen në minutën e 6’.
Tashmë pritet të shihet si do të shkojnë gjërat në ndeshjen e kthimit, duke patur parasysh që janë rezultate të ngushta.