
Ballkani
Përveç Dinamos dhe Egnatias që dolën sot në fushë, dy ekipe të tjera shqiptare zhvilluan takimet e tyre për kualifikueset e Kupave të Europës. Drita dhe Ballkani gjithashtu dolën në fushë.
Kampionët e Kosovës, janë mposhtur me përmbysje nga Setaua Bucuresti në transfertë. Drita fillimisht kaloi në avantazh të dyfishtë falë golave të Tushës dhe Manajt, por Steaua përmbysi shifrat në pjesën e dytë duke mbyllur takimin me shifrat 3-2.
Ballkani ka arritur të triumfojë ndaj Shamrock Rovers në Kosovë me rezultatin vendimtar 1-0. Ishte goli i Adetunji në fillimin e pjesës së dytë që i dha fitoren ekipit të Shehit në këtë përballje të parë.
Poll