
Ballkani
Teksa ekipet e tjera kanë luajtur në turin e parë të kualifikueseve për Europën, Ballkani ka qëndruar në pritje. Ekipi që drejton Orges Shehi, do të zbresë sonte në fushën e lojës.
Ballkani do të përballet mbrëmjen e sotme me ekipin e Florianës në turin e dytë të Conference League. Kjo do të jetë përballja e parë zyrtare për ekipin nga Suhareka pas përfundimit të Superligës së Kosovës.
Ndërsa kundërshtari i sotëm i Ballkanit ka dalë në fushë në turin e parë të Conference League. Floriana eliminoi nga gara klubin e Haverfordwet nga Uellsi me rezultatin e përgjithshëm 5-3.
Poll