Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“All-in” në “Air Albania” për kualifikimin, arbitra gjeorgjianë vendosin drejtësi në Dinamo - Jagiellonia

Shkruar nga NEWSPORT
“All-in” në “Air Albania” për kualifikimin,
Goga Kikacheishvili

Dinamo aktualisht është e fokusuar vetëm te dueli i kthimit në Conference League. “Blutë” e Ilir Dajës do të luajnë ditën e enjte në “Air Albania” ndaj Jagiellonia, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë e kualifikimit.

Dueli i parë mes tyre fatkeqësisht ka përfunduar 3-0 në favor të polakëve, me dinamovitët që në kryeqytet do të syojnë një tjetër mrekulli si ajo ndaj Hajduk Split. Në “Air Albania” në orën 20:45 do të jenë “all-in” vetëm për fitoren dhe kualifikimin, duke shpreshuar te një përmbysje ndaj polakëve.

Kështu për këtë duel UEFA ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu në “Air Albania” do të gjykojnë një grup arbitrash nga Gjeorgjia.

Kryesorë do të jetë Goga Kikacheishvili , i cili do të ndihmohet nbga Davit Akhvlediani dhe Davit Gabisonia. Arbitër i 4-të do të jetë Bakari Bregadze, teksa VAR-i i është besuar Adrew Dallas dhe në AVAR do të pozicionohet Aleko Aptsiauri.

“All-in” në “Air Albania” për kualifikimin,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu