
Partizani
Partizani luajti në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë të vlefshme për Europën. Kjo pasi as stadiumi i tij dhe as “Air Albania” nuk ishin të gatshëm për të pritur një ndeshje të këtij niveli.
E njëjta gjë duket se do ndodhë dhe për ndeshjet e ardhshme. Kjo pasi UEFA ka vendosur stadiumin “Elbasan Arena”, për Partizanin si pritës.
Të kuqtë u kualifikuan për turin e dytë pasi mposhtën Marsaxlokk. Ndeshjet e Conference League kundër Iberias luhen me 25 korrik dhe 1 gusht.
Data 1 gusht është për sfidën e kthimit. Gjatë këtyre ditëve nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të stadiumit.
Poll