Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

2 mungesa për Partizanin, Orges Shehi me dilema për sulmin (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
2 mungesa për Partizanin, Orges Shehi me dilema për sulmin (FORMACIONI
Partizani stervitje

Partizani do të luajë ndaj Iberia 1999 në turin e dytë të Conference League. Duel ky që do të luhet të në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në Gjeorgji.

Për këtë përballje Orges Shehi nuk do t’i lërë asgjë rastësisë, teksa kërkon një rezultat pozitiv në transfertë për të qenë më afër kalimit në fazën tjetër.

Për të nuk do të jetë e lehtë, pasi përballet me mungesat. Kështu 2 titullarë nuk do t’i ketë të gatshëm për sfidën e parë me gjeorgjinat. Murataj dhe Preka nuk ia kanë dalë të rikuperohen në kohë dhe në këto kushte nuk do të mund të kontribuojnë.

Shehi ka gjetur zëvendësuesit e tyre dhe ka bërë gati 11-shen titullare. Vetëm në sulm ka një dilemë, ku Keko dhe Bintsouka janë në garë mes tye për një fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Qirko, Sembene, Bytyçi, Zguro, Hadroj, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Buxhelaj, Keko (Bintsouka), Cara. Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga