Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Tregolëshi i sulmuesit të Dortmund nuk mjafton, Aston Villa i afrohet shumë surprizës! Barcelona dhe PSG dy gjysmëfinalistët e parë të Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tregolëshi i sulmuesit të Dortmund nuk mjafton, Aston Villa i
Aston Villa / Borussia Dortmund

Kanë përfunduar çerekfinalet e kthimit të mbrëmjes së sotme të UEFA Champions League. Në dy sfidat e kësaj mbrëmje, u shënuan 9 gola, teksa spektakli nuk mungoi.

Aston Villa iu afrua shumë surprizës duke fituar 3-2 përballë PSG-së në “Villa Park”. Megjithatë, parisienët shkojnë në gjysmëfinale falë triumfit me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë.

Në krahun tjetër, Barcelona u tremb disi nga Borussia Dortmund. 3 golat e Guirassy për Dortmundin për pak se nuk bënë mrekullinë, por ishte autogoli i Bensabaini që uli gjermanët me këmbë në tokë dhe dërgoi katalanasit në gjysmëfinale.

Tashmë dy gjysmëfinalistët e parë dihen, PSG dhe Barcelona. Ata do të presin për të njohur kundërshtarët e mundshëm mbrëmjen e së mërkurës.

Aston Villa 3 – 2 PSG (4-5)


Borussia Dortmund 3 – 1 Barcelona (3-5) 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga