Manuel Neuer ishte padyshim ylli i ndeshjes Real Madrid – Bayern Munich, e cila u luajt në kuadër të çerekfinales së parë të UEFA Champions League. Ndeshja e zhvilluar në “Bernabeu”, përfundoi 1-2 në favor të bavarezëve.
Ndërkohë që në moshën 40-vjeçare, Neuer tregoi edhe njëherë tjetër që është po aty, me klasin e dikurshëm. Performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i cili njihet si tifoz bavarez.
“40 vjeç i biri i botës dhe ende luan me zhdërvjelltësinë e një adoleshenti. Pavarësisht se ka revolucionarizuar rolin e portierit si askush tjetër, ka fituar një Kupë Bote dhe dy Champions-a, ende nuk e kanë vlerësuar me një Top të Artë. Çfarë humbjeje do të jetë për futbollin nëse në fund të këtij sezoni var këpucët në gozhdë! Manuel Neuer the GOAT!”, shkruan Qori.
