Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ “I hoqën qafe” nga Champions League, Atletico Madrid “poshtëron” Barcelonën në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “I hoqën qafe” nga Champions League, Atletico Madrid
©Madrid-Barcelona Atletico Madrid - Barcelona

Pavarësisht humbjes 0 – 2 në “Camp Nou” nga Atletico Madrid në ndeshjen e parë të Champions League, faza çerekfinale, te Barcelona kishin besim te përmbysja dhe kualifikimi për në fazën tjetër.

Megjithatë, në Madrid, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick nuk shkoi më shumë se fitorja 2 – 1, e pamjaftueshme për të avancuar në gjysmëfinale. Pas sigurimit të “biletës” për më tej, Atletico Madrid është treguar “therëse” në rrjetet sociale kundër Barcelonës.

Në videon e postuar, “El Colchoneros” shfaqin një luan që vjen i tërbuar drejt turistëve në makina, por kur afrohet, një person i heq kamuflazhin dhe rezulton një qenë, i cili bën rolin e të “pafajshmit”. Në gjysmëfinale të Champions-it, Atletico do të përballet mes Arsenalit ose Sporting Lisbonë.

Poll

Lexo gjithashtu