Club Brugge ka fituar sot në transfertë në ndeshjen e vlefshme për raundin e 7-të të UEFA Champions League. Sfida e zhvilluar në Kazakistan, përfundoi 1-4 në favor të miqve.
Golat për belgët u shënuan nga Stankovic, Vanaken, Vermant dhe Mechele, ndërsa golin e vetëm për kazakët e shënoi Sadybekov. Club Brugge ia doli që të dominonte nga minuta e parë në atë të fundit, duke qenë absolutisht lider në fushë.
Kështu, belgët ngjitet në vendin e 23-të me 7 pikë. Në krahun tjetër me vetëm 1 pikë, debutuesit e Champions League, Kairat Almaty mbajnë vendin e fundit në tabelë.
GOLAT:
Goli i Stankovic (Kairat Almaty 0-1 Club Brugge)
Goli i Vanaken (Kairat Almaty 0-2 Club Brugge)
Goli i Vermant (Kairat Almaty 0-3 Club Brugge)
Goli i Mechele (Kairat Almaty 0-4 Club Brugge)
