Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Chelsea “PËRBINDËSH” përballë Barcelonës, City i Guardiolës lë nam në shtëpi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Chelsea “PËRBINDËSH” përballë
Leverkusen, Barcelona, Chelsea

Kanë përfunduar 7 ndeshjet e sotme të mbrëmjes së UEFA Champions League. Në duelet që nisën në orën 21:00, u shënua një total prej 19 golash, teksa nuk munguan surprizat.

Chelsea fitoi 3-0 përballë Barcelonës, me autogolin e Kounde dhe golat e dyshes Estevao – Delap. Ndërkohë që City i Guardiolës la “nam” në shtëpi, duke u mposhtur 0-2 nga Leverkusen.

Në krahun tjetër, Bodo/Glimt-it i iku 1 pikë nga duart, pasi Juventus fitoi në fund me shifrat 2-3. Dortmundi s’fali në shtëpi përballë Villarreal, duke triumfuar 4-0.

Në ndeshjet e tjera, Marseille fitoi 2-1 përballë Newcastle, ndërsa Napoli mposhti pastër me shifrat 2-0 skuadrën e Qarabag. Ndeshja mes Slavia Pragës dhe Athletic Bilbao, përfundoi 0-0.

REZULTATET:

Chelsea 3 – 0 Barcelona 

Manchester City 0 – 2 Leverkusen

Bodo/Glimt 2 – 3 Juventus

Dortmund 4 – 0 Villarreal

Marseille 2 – 1 Newcastle

Napoli 2 – 0 Qarabag

Slavia Pragës 0 – 0 Bilbao

Poll

Lexo gjithashtu