Villareal u përball sot me Copenhagen, në një ndeshje të vlefshme për javën e 6-të të Champions League. Fillimi i lojës nuk mund të niste më bukur për Copenhagen, pasi Mohamed Elyounoussi shënoi golin e parë në minutën e 2-të. Goditje e cila “tronditi” rivalët, pasi nuk mundën dot të barazonin.
Pjesa e dytë solli risi për spanjollët, goli i Santi Comesana më minutin e 47-të, balancoi shifrat por nuk zgjati shumë. Kjo pasi vetëm një minutë, i mjaftoi Copenhagen që të avancojë në rezultat. Kështu pjesa e dytë u mbyll me shifrat 1-2.
Surprizë e bukur nga skuadra daneze, e cila vulosi fitoren e saj në minutat shtesë, falë golit të Andreas Cornelius.
Nga ana tjetër po aq dinamike ishte dhe përballja mes Qarabag dhe Ajax. Pjesa e parë nisi furishëm, me një gol të Duran, në minutën e 10-të. Nga ana tjetër mes shumë rasteve, Ajax barazon falë golit të Dolberg.
Po aq intesive dhe pjesa e dytë e lojës, e cila u shoqërua me gola nga të dyja ekipet. Kundërpërgjiget në gola nuk kanë munguar por, holandezët ditën të shkëlqejnë. Edhe pse azrebajxhanasit shënua dy herë, kjo nuk mjaftoi.
“Vula” e sfidës u vendos nga Ajax, me 3 “tundje” rrjete të rivalëve. Të cilat u dhuruan nga dopieta e Gloukh dhe shënimi i bukur i Gaaei.
Sa i takon renditjes aktuale, Villa Real ndodhet në vendin e 35-të m 1 pikë, dhe me dy pikë më shumë është Ajax, i 33-ti në listë. Ndërsa Copenhagen ka 7 pikë dhe e shef veten në vendin e 25-të, 3 vende më lart ndodhet Qarabag me po aq pikë.
