Milani u mposht 1-0 nga Bayer Leverkusen në raundin e dytë në Champions League. Por këtë humbje nuk e bën “dramë” trajneri Paulo Fonseca.
Timonieri i kuqezinjve theksoi se kjo është ndeshja më e mirë e Milanin deri më tani. Ndër të tjera nënvizoi se skuadrës së tij iu mohua një penallti.
“Ne nuk fituam, por është ndeshja që e kam shijuar më shumë që kur jam këtu. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Jemi të zhgënjyer me rezultatin.
Kontaktin i Loftus-Cheek? Kur keni një situatë të tillë, duhet të paktën të shikoni VAR-in. Për mua ishte një penallti.
Ata krijuan probleme me kombinimet në krahun e djathtë, por në vështirësi u mbrojtëm mirë”, theksoi timonieri i Milan.
Poll