Real Madrid triumdoi në transfertë 4-3 ndaj Olympiacos Piraeus në Champions League. Kylian Mbappe isht “heroi” i madrilenëve, me francezin që shënoi 4 gola dhe i dha fitoren “Los Blancos”.
Xabi Alonso ka folur pas këtij suksesi, ku ka theksuar se ky triumf ishte shumë i rëndësishëm për të tijtë. Ndër të tjera ka nënvizuar se ekipi luajti mirë .
“Orët para ndeshjes kanë qenë shumë pozitive dhe produktive; na kanë ndihmuar të vazhdojmë të rritemi, të përballojmë momentet e vështira, dhe e gjeta unitetin e lojtarëve shumë pozitiv.
Ato kanë qenë shumë pozitive, shumë produktive. Na kanë ndihmuar të vazhdojmë të rritemi, të provojmë të thyejmë ciklin, gjë që e arritëm. Dhe të mësojmë si të përballojmë momentet e vështira. Shumë pozitive. Ashtu si gjërat për të cilat kemi folur, uniteti që kanë lojtarët, përkushtimi i tyre… dhe kjo është e vetmja mënyrë. Përveç tre pikëve, unë mbetem me gjërat pozitive që kanë ndodhur në prapaskenë.
Së pari, dua të theksoj gjënë më të rëndësishme: tre pikët. Janë thelbësore jo vetëm për renditjen, por edhe për të thyer serinë prej tre ndeshjesh pa fitore. Nuk ndiheshim mirë. Ndeshja pati lloj-lloj momentesh. E nisëm fuqishëm dhe shënuam 1-0 në minutën e 8-të, mendoj. Por qëndruam të qetë, të sigurt dhe mjaftueshëm të pjekur për të mos humbur kontrollin. Dhe arritëm ta përmbysnim rezultatin me qetësi.
Në pjesën e dytë pati lloj-lloj momentesh. Ata ushtruan presion të fortë dhe ne duhej të rregullonim disa gjëra, si ta mbanim topin për periudha më të gjata. Por ndeshja mbaroi tani, dhe unë do t’i marr me vete tre pikët (qesh). Tani duhet të fokusohemi te liga”, ka theksuar timonieri i spanjollëve.
