Mbrëmjen e djeshme pritej që Barcelona jo vetëm të fitonte, por të siguronte kualifikimin që në “Camp Nou” kundër Atletico Madrid në fazën çerekfinale të Champions League.
Si përfundim, ekipi i drejtuar nga Hansi Flik u mposht 0 – 2 dhe gjasat për një kulifikim të mundshëm në gjysmëfinale janë minimizuar ndjeshëm.
Por kjo nuk është e gjitha, lajmet e këqija vijuan edhe pas ndeshjes. “Pedri kishte dëmtim. Situata nuk është e mirë, por duhet të presim testet e mëtejshme për të kuptuar shkallën e problemit fizik”, fjalët e Hansi Flick.
Për të ndryshuar “pllakën”, ka menduar klubi i Barçës. Para disa minutash, u njoftua se Pedri nuk ka asnjë serioze dhe do të jetë gati për takimin e kthimit në Madrid.
View this post on Instagram
