Barcelona do të përballet nesër me Copenhagen në orën 21:00. Ndeshje kjo e cila është e vlefshme për javën e 8-të të fazës së ligave, në Champions League.
Një ndeshje për të cilën, i gjithë ekipi duhet të bëjë më të mirë në fushë, pasi përcakton edhe fatin e rrugëtimit të tyre në këtë sezon.
Ndërsa para duelit, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka dhënë dhe një deklaratë për mediat. Në fjalët e tij ai nënvizoi se më e rëndësishmja është që ekipi të ketë shumë vetëbesim si dhe të respektohet rivali.
"Shpresoj që ekipi të ndihet mirë dhe të ketë vetëbesim. Duhet ta respektojmë Copenhagenin.Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Qëllimi është të përfundojmë në tetë vendet e para", ka thënë tekniku i skuadrës.
Surprizat duket se nuk kanë fund për ekipin pasi Flick tregoi edhe rikthimin e Ferran Torres i cili do të jetë i gatshëm për nesër. Trajneri e dha lajmin pozitiv duke thënë se ishte i lumtur që futbollisti u shërua aq shpejt.
"Ai është mirë, duket mirë. Është gati për nesër. Jam i lumtur që është shëruar kaq shpejt", është shprehur Flick.
